Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj mori pjesë në një debat me mërgimtarë të organizuar nga RTV Mitrovica. Aty foli për gjendjen aktuale politike në vend, raporton EkonomiaOnline.
Në këtë debat ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se e falënderon publikisht Haradinajn për siç tha ai “për mbrojtjen e Kosovës dhe të Mitrovicës”.
“Problemi i Mitrovicës nuk është vetëm problem i Kosovës është problem ndërkombëtar. Duke falënderuar Bashkësinë Ndërkombëtare për mbështetjen. Kur kam ardhur kam gjet bllokadë totale, me barrikada. Kemi arrit të mos kemi barrikada, të normalizojmë gjendjen 55.7 % është ulë incidentet, të jemi një qytet i qytetarëve të qytetëruar evropian, është proces i gjatë dhe jemi në rrugë të drejtë”,.
“Çështja e ndarjes së Kosovës, thuajse është pronë e tyre, ai që do me nda Kosovën tërmeti i atij plani është Mitrovica. Kam gjet përkrahje nga kryeministri, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, se ka pas lehtë, por rambo mbetet rambo, tha Bahtiri.