Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në postimin e fundit që e ka bërë në Facebook e ka lartësuar shefin e tij, Albin Kurti.
Ai shprehë se kryeministri Kurti është shembull se si duhet të qeveriset me barazi dhe drejtësi.
Bahtiri shkroi se Kurti sot në takim me kryetarët e komunave tha se do të jetë i njëjti për të gjithë.
Postimi i plotë:
Kryeministri Albin Kurti shembull se si duhet qeveriset Republika e Kosovës me barazi dhe drejtësi.
Ai para gjithë kryetarëve të komunave dha mesazhin e qartë se do të jetë i njëjtë për të gjithë dhe do të punoj vetëm për interesin e Kosovës.