Bahtiri: Më mbështesin ndërkombëtarët, jo Qeveria

Mitrovicë | 20 Kor 2016 | 08:49 | Nga

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ka pasur vazhdimisht mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, por jo edhe të Qeverisë së Kosovës, të cilën e quan të ligë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka organizuar një drekë zyrtare me gazetarë, ku ka folur për problemet me të cilat përballet si kryetar, por edhe për rezultatet e arritura gjatë qeverisjes së tij me Mitrovicën.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që me vendin të qeverisin biznesmenët, të cilët dinë ta zhvillojnë vendin.

“Në vitet e ’90-a ai që nuk e ka mbështetur Rugovën nuk ka pasur gjak shqiptari, gjithashtu ata që nuk e kanë mbështetur luftën e UÇK-së, gjithashtu nuk kanë pasur gjak shqiptari. Koha e politikanëve ka kaluar, tani është koha që me vendin të qeverisin biznesmenët, njerëzit e suksesshëm në botën e biznesit. Ata dinë si të zhvillohet vendi”, ka thënë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Stabilizimi i situatës në veri

Ai tha se ka bërë dhe është duke bërë punë të mira për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, por nuk ka treguar se çfarë punësh të mira është duke bërë.

“Jam duke bërë punë të mira për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, por ato punë të mira do të dihen më vonë. Janë vetëm tre veta në Kosovë që dinë për punët e mira që jam duke bërë”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme