Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është pikëlluar për vdekjen e Fazli Veselit, babait të Kadriut.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri si kryetar dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë baca Fazli, i cili ishte baba i njërit prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Si kryetar i komunës dhe në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Veseli, farefisit dhe miqve të familjes.
Allahu e pastë mëshiru me xhenet”, shkroi Bahtiri.