Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, njëherësh anëtar i Vetëvendosjes, ka thënë se pret një opozitë të fuqishme e cila do t’u ndihmojë që të qeverisin mirë dhe të dërgojnë proceset përpara, raporton Ekonomia Online.
Bahtiri pas daljes nga Kuvendi i Kosovës, ka komentuar edhe figurën e Agim Veliut, i cili u propozua për ministër të Punëve të Jashtme, për të cilin tha se ka nj bagazh të madh politik.
“Unë mendoj që Agim Veliu ka një bagazh të politikës që 20 vite dhe besoj që çdo gjë është në rregull sepse ne po besojmë me qu përpara një qeveri dhe do të jetë. Unë falënderoj të gjithë ata që kritikojnë dhe fuqishëm do të qojmë procesin përpara dhe ky vullnet te ne nuk do të mungojë”, tha ai.
Në lidhje me protestën që kanë mbajtur të rinjtë e PDK-së ai tha se pa një opozitë të fortë nuk ka edhe një qeveri të mirëfilltë.
Dorëheqja nga kryeparlamentari tha se nuk do ta dëmtojë figurën e Glauk Konjufcës
“Figura e Konjufca nuk është dëmtuar fare dhe Konjufca është një ndër figurat më të rëndësishme për mua në parti”, tha Bahtiri.