Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili së fundmi ka aderuar së fundmi në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur takim me aktivistët e kësaj partie.
Bahtiri theksoi se të gjithë e kanë kuptuar se ka ardhur koha e qeverisjes së Albin Kurti.
“Me këtë mbështetje popullore që ka Lëvizja VETËVENDOSJE! fitorja është e sigurt. Ndryshimi tashmë ka nisur, sepse të gjithë e kanë kuptuar se ka ardhur koha e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.”
Agim Bahtiri para disa ditësh ka aderuar në Vetëvendosje nga Aleanca Kosova e Re e udhëhequr nga Behgjet Pacolli.