Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, e cila është përfshirë në një aksident në rrugë Prishtinë-Gjilan, ka marrëndime serioze, ka thënë mjeku që po e trajton atë.
Shefi i repartit të Emergjencës në QKUK, Avdush Bajgora, konfirmoi për Ekonomia Online se ai po e përcjell gjendjen e ambasadores.
“Nuk jam i informuar për të aksidentuarit e tjerë pasi e kam përcjellë gjendjen vetëm të ambasadores Kiliç. Ambasadorja ka lëndime serioze, po është jashtë rrezikut për jetë”.
“Ajo ende është duke u trajtuar në QKUK”, tha Bajgora, nëpërmes telefonit.
Ai ka shpjeguar se pas diagnostikimit tomografik, është konstatuar se ajo ka frakturë të klavikulës, frakturë të katër brinjëve në anën e majtë, kontuzione hemorragjike në mushkëri.
LEXO EDHE:
https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/myftiu-ternava-viziton-ambasadoren-kilic-thote-se-ajo-eshte-mire-video/