Bajgora për të plagosurit në Veternik: Kishin plagë në sy e krahë nga predhat – Dy prej tyre janë liruar, njëri në Oftalmologji

Prishtinë | 12 Gus 2024 | 15:37 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me plagë në sy, krah e shpinë janë pranuar tre të lënduarit nga plagosja në lagjen Veternik në Prishtinë, ndërsa gjendja e tyre është stabile, ka konfirmuar për Ekonomia Online, mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Avdush Bajgora.

Bajgora ka thënë se të lënduar janë dy femra dhe një mashkull, ndërsa njëri prej tyre është transferuar për në klinikën e Oftalmologjisë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Në Qendrën Emergjente janë sjellë tre pacientë, prej tyre dy femra dhe një mashkull. Të gjithë kanë qenë të lënduar si rezultat i pëlcitjes së një mjeti plasës. Në pranim pacientët kanë qenë me parametra vitale stabile dhe pastaj iu janë nënshtruar ekzaminimit rëntgenologjike. Me pas është konstatuar prezenca e predhave në ekstremitetin e sipërme të pacienteve. Një ndër pacientët ka pasur predha në regjionin e krahut dhe parakrahut, pastaj pacientja tjetër ka pasur një predhë në pjesën e shpinës dhe pacienti tjetër ka pasur një predhë në regjionin e krahut dhe kokërllokun e syrit”, deklaroi doktori.

Ai njoftoi se pacienti është transferuar në Klinikën e Oftalmologjisë. Kurse dy pacientet tjera janë liruar për trajtim të mëtutjeshëm.

“Prej te gjithë këtyre pacientëve pas ekzaminimit, pacienti me lëndimin e syrit është hospitalizuar në klinikën e Oftalmologjisë ndërsa dy pacientët e tjerë janë në gjendje stabile dhe janë liruar në shtëpi. Mosha e tyre janë të rinj dhe gjendja është stabile”, ka thënë Bajgora.

Të ngjashme