Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se e mbështet plotësisht idenë e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani për një Qeveri tranzitore 6 deri në 9 muaj.
Bajqinovci ka theksuar se “qeveria tranzitore ministra teknik dhe e udhëhequr nga një figurë mbi partiake që do të mundësonte funksionimin e vendit pa përplasje të thella deri në zgjedhjet e ardhshme”.
“Jam i bindur që përfaqësuesi më i denjë për kryeministër në këtë opsion, do të ishte njëri nga përfaqësuesit e familjes emblematike të kombit tonë, z. Murat Jashari.
Mendjet e kthjellta politike, na nevojiten tani më shumë se kurrë”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Idenë për një qeveri tranzitore e ka mbështetur edhe deputeti tjetër I LVV-së, Liburn Aliu.