Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka bërë një reagim pas raportimeve se Qeveria Kurti mund të rrëzohet nëse nuk e themelon Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Bajqinovci thotë se shpreh keqardhje për të gjithë ata që e mendojnë një gjë të tillë.
Madje, ai tha se personat që shpresojnë në rrëzimin e qeverisë, po i fërkojnë duart për të vjedhur.
“Keqardhje për gjithë ata që duke shpresuar që rrëzohet Qeveria, po i fërkojnë duart për t’i nxehur e që të vjedhin. Mos shihni ëndrra”, shkroi ai në Facebook.