Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se për tetë muaj kanë arritur shumë suksese në raport me dialogun me Serbinë.
E ndalëm mbajtjen e zgjedhjeve po ashtu; Po e zbatojmë reciprocitetin për letërnjoftime; Po vazhdon zbatimi i reciprocitetit për targa”, ka shkruar deputeti i pushtetit në Facebook.
Ai ka shtuar se “të gjitha këto arritje në raport me Serbinë vetëm për 8 muaj”.
“Për të gjitha thoshin se “do të lëshojmë pe e s’do të mund t’i mbajmë qëndrimet tona”, ka thënë ai.
“Në secilën çështje kemi fituar, ndërsa ”Gajret” skeptikëve se nuk lshojmë pe”.
POSTIMI I PLOTË:
E pamundësuam mbajtjen e referendumit serb në Kosovë;
E ndalëm mbajtjen e zgjedhjeve po ashtu;
Po e zbatojmë reciprocitetin për letënjoftime;
Po vazhdon zbatimi i reciprocitetit për targa.
Të gjitha këto arritje në raport me Serbinë vetëm për 8 muaj. Për të gjitha thoshin se “do të lëshojmë pe e s’do të mund t’i mbajmë qëndrimet tona”.
Në secilën çështje kemi fituar, ndërsa ”Gajret” skeptikëve se nuk lshojmë pe.