Bajqinovci: Opozita e shqetësuar dhe në ethe për “nënshkrimin” e propozimit evropian

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Derisa në Bruksel po zhvillohet procesi i bisedimeve midis kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka ironizuar me deputetët e opozitës.

Me anë të një postimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se opozita e shqetësuar dhe në ethe, për shkak se siç thotë ai për (mos) nënshkrimin e propozimit evropian.

Kjo sipas Bajqinovcit, për shkak se duan ta marrin pushtetit duke “e sulmuar” Kurtin.

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian. Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë”, shkroi ai.

Ndryshe, shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pret një qasje konstruktive ndaj propozimit të bllokut evropian për normalizimin e raporteve

Me anë të një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se në rendin e ditës është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

“I urova mirëseardhjen kryeiminsitrit Albin Kurti dhe presidentit Aleknsadër Vuçiq në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd – Prishtinë. Në rendin e ditës: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, shkroi ai.

Pas raundit të parë takimeve në mes të Shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njëherë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e më pas me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tashmë ka nisur takimi i përbashkët.

Të ngjashme