Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar deputetët të cilët nuk morën pjesë dje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur nga kryeministri Kurti.
Sipas Bajqinovcit, deputetët janë të obliguar të mbrojnë sovranitetin e shtetit dhe se mosveprimi i tyre e cënon atë.
“Sipas Kushtetutes sovraniteti i shtetit buron nga populli dhe ushtrohet nga deputetët. Prandaj deputetët janë të obliguar të mbrojnë sovranitetin e shtetit të përcaktuar me kushtetutë. Çdo mosveprim i tyre nënkupton cenim të sovranitetit të shtetit” ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Gjatë ditës së djeshme u mbajt seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e cila u mbledh për të diskutuar mbi referendumin serb në Kosovë.
Në këtë mbledhje nuk mori pjesë opozita, teksa Lista Serbe doli nga salla pak minuta pas fillimit të seancës./