“Po bojka edhe pa opozitën”. Kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, pasi mungesës së opozitës në Kuvend.
Opozita ka lëshuar seancën e sotme pasi LVV-ja nuk mori pjesë në debatin e ftuar nga PDK-ja për miratimin e rezolutës për mbështetje për Policinë e Kosovës, përcjell teve1.info
Gjithashtu nuk janë vënë fare në votim marrëveshjet e parapara ndërkombëtare, shkak i mungesës së kuorumit, pasi që opozita janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.
Në Kuvend sot është paraparë të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Në rezolutën e prezantuar nga PDK-ja përfshihet buxhetimi shtesë për pension të parakohshëm të policëve, shtesat e rrezikshmërisë dhe sigurimi shëndetësor. Kjo rezolutë e cila e ka mbështetjen edhe të LDK-së dhe AAK-së, është kundërshtuar nga LVV-ja.