Bajqinovci-Stanos: Qenka përkujdesur për qasje të balancuar

Prishtinë | 16 Gus 2024 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, serish është marrë me zëdhënësin e BE-së Petar Stano.

Ai ka pretenduar se zyrtari evropian e ka balancuar qëndrimin për Kosovën një ditë pasi BE-ja e ka kritikuar Serbinë për raporte të afërta me Rusinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka përgëzuar zëdhënësin e BE-së për trajtimin e barabartë të palëve.

“Një ditë pasi BE-ja e kritikoi pak Serbinë për raportet e afërta me Rusinë, Stano qenka përkujdesur që të garantohet qasje e balancuar në mes palëve duke e kërcënuar sot Kosovën. Përgëzime për këtë trajtim të barabartë dhe korrekt”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Të ngjashme