Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj monitoruesve të punës së Kuvendit, të cilët për Ekonomia Online e cilësuan sesionin pranveror si joproduktive dhe me dështime të seancave për shkak të mungesës së kuorumit.
Sipas tij, kjo është një tendecë e kotë, dhe se sesioni pranveror i Kuvendit ka miratuar më shumë se dy të tretën e agjendës së paraparë.
Ai gjithasthu ka përmendur edhe mungesat e deputetëve, e për të cilat mendon se duhet të ketë sanksione.
“Tendenca për ta paraqitur legjislaturën momentale të Kuvendit si të dështuar është e kotë.Vet numri i ligjeve të miratuara tregon për suksesin e kuvendit. Sesioni pranveror i kësaj legjislature ka miratuar 87 projektligje që përbëjnë më shumë se 2/3 e agjendës së paraparë legjislative që në fakt është dyfishi i mesatares së zakonshme që i ka karakterizuar legjislaturat e paraprake” ka shkruar Bajqinovci.
“Sa për mungesat e deputetëve, pajtohem se duhet të ketë sanksione. Mirëpo, është jokorrekte që në emër të kësaj çështje, të tentohet të minimizohet suksesi më i madh i kësaj legjislature” vijoi deputeti i LVV-së.