Bajqinovci: Veseli po rren, Vetëvendosja kurrë nuk i kërkon koalicion PDK-së

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsoje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka kërkuar koalicion me PDK-në dhe nuk do ta bëjë kurrë këtë veprim.

Bajqinovci tha se fjalët e Kadri Veselit i cili aludon për një gjë të tillë, janë gënjeshtra të kulluara.

“Nuk është e vëtretë është rren e kullume, ai ka rrejtë, kurrë ska kërku VV-ja koalicion as kurrë nuk ka me bë një gjë të tillë, kjo është vetëm sa për me na dëmtu se asnjëherë nuk do të ndodhë kjo”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV’së dhe PDK’së.

“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK’në”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reportieri”.

Të ngjashme