Bajra: Ministrja Bajrami bëri ndërhyrje flagrante gjatë zgjedhjeve në UP

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 17:18 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka shkarkuar tre anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës. Ujkan Bajra, Drita Shoshi dhe Fadil Osmani janë shkarkuar nga Këshillit Drejtues i UP-së.

Ujkan Bajra, ish- kryesues  i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,  në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vendimi për shkarkimin e tyre nga ana e ministres Bajrami ka qenë vendim jo i drejtë, duke e cilësuar si të motivuar për arsye e saj qoftë personale apo diçka tjetër.

Sipas tij në vendimin e ministres Bajrami, ajo e ka cek për kinse Këshilli nuk ka arritur t’i kryejë detyrat e veta, ani pse nuk ka asnjë referencë ligjore.

“Mendoj se nuk ka pasur të drejtë për një arsye të vetme, sepse Universiteti i Prishtinës është në proces dhe kanë filluar zgjedhjet në të gjitha nivelet përfshirë student, zgjedhjet për Këshill të fakulteteve, dekan, senatorë dhe për rektor. Kështu që duke marrë parasysh se është në proces zgjedhor atëherë ndërhyrja e saj është e pamundshme. Këshilli i ka nëntë anëtar dhe në vendimin e saj, ajo e ka cek për kinse këshilli nuk ka arritur t’i kryejë detyrat e veta, dhe nuk ka asnjë referencë ligjore. Tash duke marrë parasysh se janë nëntë anëtarë dhe vepron si një trup kolegjial ajo në mënyrë selektive e ka bërë largimin ose shkarkimin e tre anëtarëve. Fakti se ka ndodhur kështu unë mund ta cilësojë si të motivuar dhe qëllimin e ndonjë arritje të saj, qoftë personale apo diçka tjetër”, shtoi Bajra.

Ministrja në detyrë i ka zëvendësuar tre anëtarët me Fisnik Reçiçën, Muharrem Bajramin dhe Mentor Gecin.

Bajra ka thënë se nuk i njeh të eëmruarit, por thotë se mund të jenë të afërm të  ministres Bajrami. Ai foli për ndërhyrjen e Ministres Bajrami gjatë procesit zgjedhor, duke e cilësuar ndërhyrje flagrante dhe e cila po ndodh në kohën e zgjedhjes së rektorit.

“Unë nuk i njoh të emëruarit por mund të jenë të afërm të ministres ose të lidhur me ministren në fjalë . Por,  mund të flasë për përkushtimin që e kam pasur për Këshillin Drejtues. për të ndërhyrë në një proces zgjedhor është e pa precedent, ku javën e kaluar e kam thirrur në mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe aty e kam bërë publike që brenda 10 ditëve do të shpallet konkursi për zgjedhjen e rektorit. Mbas 5 ditë ministrja e merr një vendim jo për ta shkarkuar një këshill por tre anëtar të këshillit drejtues. Kjo tregon për ndërhyrjen flagrantë të ndërhyrjes në autonomi në këtë rast të Universitetit të Prishtinës. Unë kam punuar si profesionist dhe veproj ashtu. Qëllimi im ka qenë që të vijë një person kredibil i kompletuar. Fakti që po ndodh në proces të zgjedhjeve mund ta cilësoj ndërhyrje me qëllim të ndikimit në zgjedhjen e rektorit. Nuk është në pyetje emri im por Universiteti. Ministrja sikur të kishte kredibilitet do të duhej të dilte dhe të tregonte se për çfarë na ka shkarkuar. Të gjitha detyrat e këshillit janë kryer. Një anëtar i këshillit paguhet 171 euro në muaj, dhe nuk e kam këtë komoditet ta maltretojë vetveten. Sa i përket aftësive profesionale i kam të gjitha”, tha Bajra për EO.

Të ngjashme