Avokati Ardian Bajraktari, ka kërkuar më shumë konsultime kur bëhet fjalë për institucione të pavarura. Duke folur për Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, Bajraktari për Ekonomia Online ka kërkuar që i njëjti të mos konsiderohet si cenim i lirisë së medias.
Lirinë e Mediave, Bajraktari e konsideron se është në pajtim të plotë me standardet e avancuara ndërkombëtare dhe si e tillë ajo duhet ruajtur.
“Procesi i harkimit dhe finalizimit të legjislacionit këtë rast aq më tepër kur kemi të bëjmë me institucione të pavarura, dhe të kategorisë kushtetuese duhet të shoqërohet me konsultime, e debate diskutime shteruese, në administrim të sfidave, dhe përgjithësive, që gjithë secilit institucion, natyrisht kur kemi te çështja e mediave tek çështja e lirisë së mediave, kjo është e përcaktuar edhe me kapitullin 2 të Kushtetutës në kuadër cilës bënë pjesë edhe liria e medias si njëra prej lirive të garantuara me kushtetutën tonë”, u shpreh Bajraktari.
“Në rast se ka diçka që është në pajtim jashtëzakonisht të madh me standardet me të avancuara ndërkombëtare, natyrisht që është kapitulli 2 përkatësisht të drejtave dhe liritë e njeriut, andaj vlerësoj që edhe Qeveria me rastin e hartimit të projektligjeve, edhe kuvendi me rastin e miratimit të këtyre veçmas kur kemi të bëjmë me institucione të kësaj natyre, duhet të jenë të kujdesshëm në drejtim të adresimit të sfidave mirëpo të mos ndërmarrin hapa e veprime që mund të konsiderohen si cenim i lirisë së medias”, deklaroi Bajraktari.
Duke folur për sulmet e deputetëve në adresë të KPM-së, Bajraktari thekson se përbën shkelje të nenit 6 të Komisionit të Pavarur për Media. Për këtë, kërkon më shumë kujdes.
“Komisioni i Pavarur për Media është institucioni i pavarur i kategorisë kushtetuese dhe në rrjedh të kësaj përveç që është i tillë punën dhe veprimtarin e tij e rregullon me ligjin përkatës me ligjin për Komisionin e Pavarur për Media, dhe janë autonom në punën dhe vendimmarrjen e tyre, dhe ushtrimin e përgjithësive të tyre kushtetuese dhe ligjore dhe në këtë drejtim ata kushdo qoftë deputet apo kushdo tjetër nuk mund të interferoj në punën dhe veprimtarinë e KPM-së për faktin se bënë veprime që bien ndesh me dispozitat e Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media, përkatësisht nenit 6 të këtij Ligji. Andaj deputetët apo kushdo tjetër nuk mund të interferoj në punën dhe veprimtarinë e KPM-së për faktin se bënë veprime që bien ndesh me dispozitat e ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave”, u shpreh ai.