Avokati Ardian Bajraktari teksa ka bërë thirrje për protestën e 17 shkurtit “Drejtësi, jo politikë”, ka thënë se histori nuk rishkruhet dhe se liria ka emër dhe ajo nuk mund të gjykohet.
Në shkrimin e tij Bajraktari thotë se duhet të jenë të bashkuar për drejtësi për UÇK-në, për ADN-në e lirisë së popullit të Kosovës.
Postimi pa ndërhyrje:
Drejtësi, jo politikë!
Më 17 shkurt, Ora 14:00, Protestë për UÇK-në.
Historia nuk rishkruhet!
Liria ka emër, ajo nuk gjykohet!
Të bashkuar, me dinjitet, për drejtësi për UÇK-në, për ADN-në e lirisë sonë!