Bajraktari: Udhëzuesi i i Gjykatës Supreme nuk është duke u përfillur aq sa duhet

Prishtinë | 11 Jan 2024 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se udhëzuesi i Gjykatës Supreme nuk është duke u përfillur aq sa duhet dhe se i njëjti iu ndihmon gjyqtarëve për arritjen e caktimit të dënimit.

“Udhëzuesi i Gjykatës Supreme është një mekanizëm që iu ndohmon gjyqtarëve për arritjen e caktimit të dënimit konform mënyrës së kryerjes së veprës dhe elementeve…Kam përshtypjen se ndonjëherë nuk është duke u përfillur në masën që do të duhej”, ka thënë avokati, në emisionin Five.

Bajraktari është shprehur se ka sinjale pozitive se poltika ndëshkimore ka tentativë të rishikohet në drejtim të ashpërsimit për kategoritë e caktuara të veprave penale.

“Shto faktin këtu që në një pjesë jo e vogël e kryeve të veprave penale po rezulton të jenë recidivist që nënkupton që përveqse politika ndëshkimore nuk e ka arritur efektin e vet. Edhe masat e trajtimit brenda institucioneve korrektuese vlerësoj se duhet të rishikohen, të arrihet efekti i dënimit krahas aspektit represiv edhe preventivë parandalimi në kryerjen e veprave të tilla”, ka thënë tutje Bajraktari.

Në një linjë të drejtëpërdrejtë për të diskutuar për këtë temë ishte dhe aktivistja, Neri Ferizi, e cila ka thënë se në vazhdimësi kanë pasur kritika për vendimet gjyqësore që janë dhënë për vrasjet e grave.

Të ngjashme