Deputeti nga radhët e partisë Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se ish-ministri Bajram Hasani do të jetë i angazhuar si pjesë e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.
Ky ekip pritet që të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, por që për dy ditë me radhë nuk arriti t’i marrë votat e deoutetëve, ngase nuk hodh në votim ky propozim në mungesë të kourumit, raporton Ekonomia Online.
“Zotëri Hasani pas angazhimeve që ka pasë në ministri dhe punëve të mira që ka bërë natyrshëm Nisma është futur në betejën politike për me marrë përgjegjësi të reja në interes të shtetit dhe ka disa ditë që diskutohet që zotëri Bajrami të ketë përgjegjësi të reja në kuadër të kabinetit të zv.kryeministrit Limaj”.
“… në këtë drejtim domethënë është bërë një lëvizje e cila mendoj se do t’i shërbej angazhimit tonë në përpjekje për përforcimin e shtetit të Kosovës”.
Hasani është liruar nga detyra e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, sot gjatë ditës pas kërkesës së Nismës për një vendim të tillë.
I pyetur nëse Endrit Shala do të emërohet ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Berisha tha se ende nuk mund të flitet për emra të përveçëm lidhur me këtë pozitë.
“Emra të përveçëm nuk u fol deri tash, por ditët në vijim sigurisht që nuk do ta lëmë të zbrazët atë pozitë”.
Deputeti Berisha tha se Lista Serbe është pengesa kryesore për mosvotimin e deritanishëm të ekipit negociator kryesuar nga Fatmir Limaj.
“Është shumë e vërtetë që Lista Srbska e ndikuar edhe prej Vuçiqit është duke e prolongu formimin e ekipit. Arsyet nuk i dimë, por gjithsesi pengesa kryesore që deri tash ky ekip me zotërinë Limaj nuk është votu, është Lista Srbska”.