Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD pak ditë para zgjedhjeve u është drejtuar qytetarëve me një mesazh. Hasani u ka bërë thirrje qytetarëve, e në veçanti atyre të rajonit të Gjilanit që të votojnë për njerëz të ndershëm të cilët e kanë dëshmuar se punojnë për të mirën e qytetarit.
“Për mua si ish ministër i Qeverisës së Kosovës, do të jetë nder të ju përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës.
Vota juaj për njerëzit tuaj, për njerëzit e mirë të kësaj ane, profesionistët, ata që ua kanë dëshmuar me punë e ndershmëri, është votë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, votë për shtetin e sigurt, shtetin zhvilluar ekonomikisht. E diela, po vjen. Para se të niseni për të votuar kujtohuni se në listë ka njerëz që për të mbrojtur taksat tuaja, djersën tuaj kanë hequr dorë nga privilegjet e posteve ministrore dhe nuk janë lëkundur para asnjë presioni, kërcënimi e shantazhi.”, ka thënë Hasani.