Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili para pak ditësh iu nënshtrua një operacioni në QKUK, tani do ta vazhdoj trajtimin drejtë Gjermanisë.
Burime të Bota Sot bëjnë të ditur se ish kryeministri Rexhepi do të udhëtoj në Gjermani me paratë e siguruara nga Zyra e Presidentit, gjatë javës së ardhshme.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Rexhepi do të udhëtojë me aeroplan special.
Bëhet e ditur se bashkë me të do të udhëtojnë edhe bashkëshortja dhe vajza e tij.
Në QKUK është thënë se operacioni është kryer me sukses.