Shefja e Grupit Parlamentar e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar raporton ku Kosova është vendi i parë në botë për shkallë të tkurrjes së popullsisë.
E për këtë Bajrami ka shkruar se më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës.
“Derisa deputetët uzurpatorë të zyrave të qeverisë krekosen për zhvillim ekonomik, Banka Botërore ua rrëzon krejt propagandën: “Kosova është vendi i parë në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë.” A po e kuptoni? Më shumë njerëz ikin nga Kosova se sa nga vatrat e luftës. Prej kujt po ikin qytetarët? Prej lulëzimit ekonomik?”, ka shkruar Bajrami.