Bajrami: Ajo çka po ndodhë me çmimet është frikësuese, Qeveria nuk po bën asgjë

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e ngritjes së çmimeve apo që shtrenjtimet e produkteve të mos vërehen shumë në xhepin e qytetarëve.

Ish-ministrja e Financave, si dhe e MTI-së, iu drejtua kryeministrit Kurti se është detyrë e Qeverisë të menaxhojë krizat e tilla.

“Ju nuk po menaxhoni me ndërhyrjet e juaja. Ju kemi dëgjuar të krekoseni për rritjen ekonomike të vitit 2021. Por nuk mundesh me folë për diçka çka ke fitu, pa tregu çka ke humb”, u shpreh Bajrami.

“Ngritja e çmimeve është bërë pandemi e dytë. Ajo çka po ndodhë sot me çmimet është frikësuese. Qeveria jonë nuk po bën asgjë”, theksoi ajo.

Të ngjashme