Bajrami alarmon, thotë se brenda një dite janë nënshkruar 5 kontrata sekrete

Prishtinë | 14 Qer 2024 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë nënshkruar pesë kontrate njëburimore në mënyrë sekrete, e që sipas saj po vazhdon të dëmtohet buxheti i shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, deklaratat e kryeministrit Kurti, se ka rritje të Bruto Produktit Vendor, Bajrami po i quan shifra të manipuluara e krahasime jo reale.

Po ashtu, deputetja ka shkruar se t’i bëhet thirrje Prokurorisë për të nisur hetimet dhe të ndalet korrupsioni që po deformon dhe konkurrrencën e drejtë në treg.

“Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave e krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore”, ka thënë Bajrami.

Postimi i plotë:

ALARM:

Brenda një dite nënshkruhen 5 kontrata sekrete

Derisa Kryeministri Kurti vazhdon sagën e propagandës së tij të pashoqe, ku përmes manipulimit të shifrave e krahasimeve jo reale “tregon” se sa është rritë Bruto Produkti i Vendit në terma nominal (përfshi inflacionin dyshifror gjatë mandatit të tij), në krahasim me shekullin e kaluar, sejmenet e tij vazhdojnë nënshkrimin e kontratave sekrete në baza ditore.

Vetëm sot Komisioni Rregullativ i Porkurimit Publik ka njoftuar se janë nënshkruar edhe 5 kontrata të tilla, pra 5 kontrata sekrete për një ditë!

I bëjmë thirrje Prokurorisë të ndërmerrr masa konkrete dhe të ndëshkoj këtë lloj korrupcioni. Me këto kontrata po dëmtohet rëndë buxheti i shtetit, ka keqpërdorim të dëtyres zyrtare dhe po deformohet konkurrrenca e drejtë në treg.

Këto janë kontratat njëburimore të nënshkruara sot sipas KRPP-së:

MINISTRIA E KULTURËS/ PUNË SHTESË NË NDËRHYRJE RESTAURUESE DHE KONSERVUESE- HANI I FAMILJES ZAJMI/

9037.20 euro/

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT/ ANGAZHIMI I OFRUESIT TË SHËRBIMEVE PROFESIONALE PËR PROCESIN E LIKUIDIMIT PËR TË GJITHA NSH-TË ASETET NËN ADMINISTRIMIN E AKP-SË/ 249,900.00 euro/

QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE E KOSOVËS/ PUNË SHTESË TË KONTRATËS RENOVIMI I KLINIKËS SË KARDIOKIRU-RGJISË NË QKUK/ 74,572.83 euro/

MINISTRIA E KULTURËS/ FURNIZIM ME PAJISJE PUNE DHE MATERIALE TË NEVOJSHME PËR RESTAURIM-KONSERVIMIN E ARTEFAKTEVE DHE KABINETEVE PËR MUZEUN KOMBËTAR TË KOSOVËS- RITENDERIM I DYTE/ 65,000.00/

MINISTRIA E KULTURËS/ PUNË SHTESË NË OBJEKTIN E ISH-POSTËS NË MITROVICË/ PUNË SHTESË NË OBJEKTIN E ISH POSTËS NË MITROVICË/ 8,197.12 euro/

Për informacion të të gjithëve kjo Qeveri i ka ulë pagat e personelit të AKP-së. Tash me kontratë njëburinore paska blerë shërbime profesionle në shumë 250 mijë euro, me shumë gjasë do të dalin të jenë militantë të LVV-së sikur te rasti i KEK-u, derisa në AKP janë dhjetëra punëtorë që kanë përvojë pune mbi 20 vjet e janë të thirrun me e kry këtë punë.

Të ngjashme