Bajrami: Është koha ta ndryshojmë Rregulloren e Kuvendit, të votojmë rishikimin e Buxhetit dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se është koha të ndryshohet rregullorja e Kuvendit, dhe të votohet rishikimi i Buxhetit dhe Marrvëveshjet Ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Është koha ta ndryshojmë Rregulloren e Kuvendit, të votojmë rishikimin e Buxhetit dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Sot në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kaluan marrëveshjet ndërkombëtare për financim të disa projekteve në shumë monetare prej rreth 62 milionë euro.
Është tepër me rendësi që sa më parë të ndryshohet Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mënyrë që të mundësohet votimi në distancë. Sot, shumë deputetë nuk ishin prezent për shkak të pandemisë, pasi një pjesë e tyre edhe janë prekur me COVID-19.

Në këtë situatë të krizës, të ballafaqimit me pandeminë, rishikimi i Buxhetit është jetik për Republikën tonë.
Votimi i të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos atyre për huamarrje është jetik, për shkak se krijohen mundësi për rimëkëmbje ekonomike dhe përballim të situatës me COVID-19.
Secili prej nesh kemi obligim ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve që këto marrëveshje të votohen. Sepse nga taksat e qytetarëve e të bizneseve paguhen ministrat e qeverisë, deputetët dhe mbi 80 mijë zyrtarë publikë.
Të nderuar deputetë,
Ju ftoj që ta ndryshoni sa më shpejtë Rregulloren e Kuvendit dhe të votohet rishikimin i Buxhetit. Të votohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ecim tutje.
Vota pro rishikimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është votë para se gjithash për qytetarët e vendit tonë.

Të ngjashme