Kandidati për deputet Burim Bajrami ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.
Ai vlerësoi angazhimin dhe përkrahjen e bashkëqytetarëve, duke theksuar se kjo mbështetje është motiv shtesë për të vazhduar punën në shërbim të vendit.
Bajrami u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e Kosovës.