Bajrami i reagon ashpër Nagavcit: Çfarë dështimi!

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ashpër ministres së arsimit, Arbërie Nagavcit pas thirrjes së saj ndaj prindërve për mos ti blerë librat pa e marrë listën nga mësuesit.

“Shkelësja e kushtetutës Nagavci tek sot ju paska bë thirrje prindërve ”mos me i ble librat, pa e marrë listën nga mësuesit”, e çka me ata që tashmë i kanë ble, t’i kthejnë apo?”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj në Facebook.

Tutje ajo ka thënë se “Kësaj i thonë kaos me kosoto të lartë”.
Sipas Bajramit thirrja e Nagavcit për prindërit është thirrje e terthortë.

“Njëherit thirrja e Nagavcit për prindërit është thirrje e terthortë për shtepitë botuese ”mos botoni libra se kërkesa për ato varet nga mësuesit”, është shprehur Nagavci.

Mes tjerash ajo ka thënë se është mekat i madh që dështimin e ministrisë dhe qeverisë kaq drejtpërdrejtë e kaq shtrejtë po e paguajmë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit.

Të ngjashme