Bajrami i reagon ministrit Murati: Manipuluesi më i madh i Qeverisë

Prishtinë | 10 Nën 2024 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Murati që për katër vite të qeverisjes Kurti për shkak të luftës së pakompromis ndaj kontrabandës janë dyfishuar të hyrat tatimore.

Bajrami i tha Muratit “manipuluesi më i madh i Qeverisë”.

Ajo e ka kritikuar ministrin “për katër vjet s’ka qenë në gjendje me e zgjedhë një drejtor kredibil të ATK’së”.

“Kush po folë, Hekurani, ministri i cili për katër vjet s’ka qënë në gjendje me e zgjedhë një drejtor kredibil të Adminstratës Tatimore të Kosovës, ATK. Ministri i cili që dy vite e gjysmë e mban jashligjshëm pa mandat në ATK drejtorin e zgjedhur nga Qeveria e PAN-it.”

Bajrami tha se “nuk ka kurrfarë baze” supozimi i Muratit se importi duhet të jetë 61 për qind e Bruto Produktit Vendor.

“Me folë profesinalisht, supozimi se importi duhet me qënë 61% e Bruto Produktit Vendor nuk ka kurrëfare baze, mandej rritja e konsumit prej importit që ministri e bënë duke krahasu vlerat absolute sepse kështu i lëverdisë po harrron se vjen si rezultat i rritjes se çmimeve gjatë katër viteve të fundit. Kjo veç luftë kundër kontrabandës nuk është.”

Ajo iu drejtua Muratit duke thënë se në vitin 2015 nuk ka pasë inflacion por deflacion.

“Hekuran, në vitin 2015 nuk ka pasë inflacion (rritje të çmimeve) ka pasë deflacion (rënie të çmimeve) për -0.54%, ndërsa inflacioni (rritja mesatare e çmimeve) në vitin 2022 ka qënë 11.6%. “

Bajrami në fund ka thënë se 2.8 miliardë euro ka qenë deficiti tregtar kur e ka marrë Murati postin e ministrit ndërsa tani është 5 miliardë.

“Në fund përballë supozimeve dhe manipulimeve të Hekuranit ka një të vërtëtë, ajo e vërtëtë burimin e ka në Agjencinë e Statistikave të Kosovës: më vlera absolute kur Hekurani ka shku në zyre deficit tregtar ka qënë 2.8 miliardë Euro, sot deficit tregtar është mbi 5 miliardë euro (deficit tregtar është dallimi mes mallrave që shesim jashtë vendit dhe atyre që blejmë jashtë vendit), Shihni grafin me poshtë:”

Të ngjashme