Bajrami i theu rekordin për golin më të shpejtë, reagon ish-futbollisti rus

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Nedim Bajrami i Shqipërisë kaloi skuadrën e tij në avantazh pas vetëm 23 sekondash në ndeshjen e parë të Shqipërisë në Euro 2024 kundër Italisë për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kampionat evropian.

Bajrami theu rekordin e mëparshëm të Euros për golin më të shpejtë prej 67 sekondash nga Dmitri Kirichenko i Rusisë kundër Greqisë në vitin 2004.

E pas këtij rekordi, ka reaguar vet Kirichenko, duke thënë se u habit kur e pa që një futbollist i Shqipërisë ia theu rekordin.

“E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime”, tha Kirichenko.

Të ngjashme