Kosova është në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të premten në një konferencë për medie.
“Si Ministri e Financave jemi në negociata intensive me Bankën Botërore në mënyrë që të hyjmë gjithashtu në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksinës anti-Covid, dhe kjo na bën të sigurt se ne do të jemi ndër vendet e para në fakt që sapo të dalë vaksina të arrijë. Do të thotë kur ata të furnizohen në mesin e shumë vendeve të tjera do të jetë edhe Kosova. Këto janë parashikimet tona duke u bazuar në situatën aktuale”, ka thënë Bajrami.