Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, konfirmoi se pas dorëzimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me Komisionin për Votim të Fshehtë, partia e saj do të vazhdojë të marrë pjesë në seancat konstituive që do të pasojnë, raporton Ekonomia Online.
Bajrami tha se do të protestojnë sërish duke qëndruar në sallë edhe pas ndërprerjes së seancës, nëse rendi i ditës, sipas saj, vazhdon të shkelet
“Po, do të marrim pjesë, dhe do t’i bëjmë thirrje kryesuesit të seancës të kthehet në rendin e ditës”, u shpreh Bajrami.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet për herë të 42-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar.
