Bajrami: Militantët e VV-së në krye të RTK-së kanë nisur eliminimin e gazetarëve që guxuan të kryejnë punën e tyre

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 20:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar për zhvillimet në RTK, pasi disa gazetarë thanë se u ndëshkuan për shkak të profesionalizmit me pytetje ndaj anëtarëve të partisë në pushtet.

Bajrami ka thēnë se militantët e Vetëvendosjes në krye të RTK-së kanë nisur aksionin e brendshëm për eliminimin e gazetarëve që kanë guxuar të kryejnë punën e tyre.

“Militantët e Vetëvendosjes të emëruar në krye të RTK-së kanë nisur aksionin e brendshëm për eliminimin e gazetarëve që kanë guxuar të bëjnë punën e tyre meprofesionalizëm, që nuk janë nënshtruar urdhrave partiakë apo politikë dhe që kanë guxuar të kërkojnë pagën që u takon sipas Ligjit. Vendimi i menaxhmentit për t’i përjashtuar disa gazetarë nga moderimi i emisioneve të deritanishme është i papranueshëm, i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloret e RTK-së”.Në vend që të punojnë për ta ngritur transmetuesin publik në nivelin më të lartë profesional dhe për ta kthyer RTK-në në shërbim të publikut, menaxhmenti ka zgjedhur të ndëshkojë gazetarët për llogari të interesave partiake të Vetëvendosjes. Menaxhmenti i RTK-së do të japë llogari për çdo shkelje ligjore. Institucionet përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe organet e drejtësisë, duhet të veprojnë menjëherë dhe të mbrojnë punëtorët e RTK-së. RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes. RTK është e publikut dhe do të mbetet e tillë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Të ngjashme