Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykemte Bajrami ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20 për qind, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se ky vendim është tentativë për blerje votash.
Sipas saj, nëse Kurti e Murati do të brengoseshin për qytetarët, pensionet dhe pagat do t’i indeksionin për normën e inflacionit që në vitin 2022.
“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik. Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”.
Bajrami shtoi se rritja e pensioneve për 20 për qind nuk është e mjaftueshme, pasi vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë kësaj qeverisje është 22 për qind.
“Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, ka shkruar Bajrami në Facebook.