“Dhuna ndaj grave dhe vajzave që po ndodhë çdo ditë në vendin tonë është shkelje e të drejtave elemntare të njeriut dhe si e tillë na prekë të gjithëve. Është koha për t’u bashkuar dhe ndërmarrë hapa konkret për të ndaluar këtë epidemi vdekjeprurëse”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami u ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen makabre të Liridona Murselit.
Ajo ka thënë se një jetë e re u mor nga një dorë kriminale e burrit të saj.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjës, miqve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë për vdejken makabre të Liridona Ademaj, një jetë e re e marrë nga dora kriminale e burrit të saj. Nuk kam fjalë për të shprehë atë që ndjej për këtë rast dhe nuk mund ta imagjinoj dhimbjen në të cilën po kalojnë me të dashurit e Liridonës”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ajo shpreson që Liridona të jetë viktima e fundit, pasi sipas saj krimi në këtë përmasa mund të trokasë në derën e secilit.
“Uroj që Liridona të jetë viktima e fundit, dhimbja jonë e madhe që do të shërbej për ndërgjegjsim, sepse krimi në këtë përmasa mund të trokasë në derën e secilit prej nesh.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave që po ndodhë çdo ditë në vendin tonë është shkelje e të drejtave elemntare të njeriut dhe si e tillë na prekë të gjithëve. Është koha për t’u bashkuar dhe ndërmarrë hapa konkret për të ndaluar këtë epidemi vdekjeprurëse”, ka vijuar ajo.
Bajrami thotë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur viktimat duke siguruar qasje në shërbimet e duhura, duke bërë ashpërsimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre të plotë.
“Të gjithë jemi përgjegjës të ndërtojmë një shoqëri ku respektohet barazia gjinore. Institucioent duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur viktimat duke siguruar qasje në shërbimet e duhura. Qeveria në bashkpunim me Parlamentin duhet të marrë të gjitha masat e ashpërsimit të ligjeve dhe zbatimin e tyre në plotni. Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë mjetet kryesore për të ndryshuar kulturën shoqërore – hapi i parë është të flasim hapur dhe pa frikë”, ka theksuar Bajrami.
Ndryshe, Liridona Ademaj Murseli, 30 vjeçare, u gjet e vrarë në një veturë të mërkurën e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Vrasja u krye me armë zjarri, përderisa autorët u larguan nga vendi i krimit me shpejtësi.
Të premten e 1 dhjetorit, Policia e Kosovës arrestoi tre persona për këtë vrasje.
Në mesin e të arrestuarve janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ku në media është raportuar se ai ka pranuar se ka porositur vrasjen e së ndjerës, personi me inicialet G.P., që sipas prokurorisë është dorasi dhe i dyshuari K.K., i cili është pjesëtar i FSK-së, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Një shumë prej 30 mijë eurosh dyshohet se është çmimi që kushtoi për vrasjen e Liridona Ademaj Murselit, gruas së Naim Murselit.
Kjo pasi i dyshuari i dytë si autor i vrasjes me inicialet G.P në deklarimin e tij para organeve të hetuesisë, kishte thënë se u pagua për ta kryer vrasjen.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur për këtë rast.