Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë një përmbledhje të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti në këto tri vjet.
Sipas Bajramit, “falë politikave të Kurtit, Amerika për herë të parë në histori po vë në pikëpyetje partneritetin me Kosovën”.
Ajo ka përmendur edhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, mos përfundimin e projekteve infrastrukturore, shtrenjtimin e rrymës, inflacionin e mos rritjen e pagës minimale.
“Ka korrupcion, si rasti i Martin Berishajt, rasti i Nagip Krasniqit dhe një sërë rastesh të tjera ku krejt Qeveria ju del në mbrojtje duke e pengu drejtësinë ta kryej punen e vet flet për korrupcion. Për më tepër e thotë Raporti i fundit për Vendin i Kosmisionit Evropian se vetëm vitin e kaluar janë nënshkruar 2140 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, në vlerë mbi 78 milionë euro.
Ka nepotizëm, s’ka mbetë institucion pa u kapë nga militatat partiak e familjar. Një numër i madh i institucioneve janë vakante, ose punojnë me ushtrues detyre”, ka shkruar Bajrami.
Tutje, Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar.
“Rruga e Re është rruga e vetme, dhe koha jonë po vjen”, ka shkruar tutje Bajrami.