Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka nënshkruar asnjëherë tender njëburimor gjatë kohës sa ka udhëhequr tri ministri, raporton Ekonomia Online.
Gjatë përplasjes me partinë në pushtet, Bajrami u është drejtuar atyre duke u thënë se janë “të korruptuar e frikacakë”.
“E kur flasim për kontrata të qeverive të kaluara, për atë urdhnoni dhe potenconi se kush janë ata. Unë jam kanë në tri ministri, asnjë tender njëburimor nuk e kam bë, asnjë tender njëburimor. Unë personalisht asnjë tender njëburimor nuk e kam nënshkuar. Andaj ju jeni të korruptum, jeni frikacakë dhe jeni shpifësa”, ka deklaruar Bajrami.