Bajrami: Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen nga inflacioni, shkojnë në banesat e blera nga mërgata

Prishtinë | 03 Sht 2024 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rritja e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë vjen kryesisht nga inflacioni dhe se ato shkojnë kryesisht për blerje të banesave nga mërgata.

Ajo ka dhënë edhe disa të dhëna për shkallën e inflacionit dhe Investimet e Huaja Direkte, që nga viti 2021, ndërsa ka hedhur akuza kundrejt Qeverisë për mos-reformimin e politikave fiskale.

Postimi i plotë:

Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata jonë.

Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministriat e tu ju japin familjarëve për OJQ?

E vërteta është se Qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vite mandat të kësaj qeverie Adimistrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pat zgjedhë PDK-ja kur ka qënë në pushtet.

Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto refoma kanë ndiku në rritjen e invesitmeve të huaja direkte?!

Inflaconi gjatë Qeverisë Kurti

3.4% në vitin 2021,

11.6 në vitin 2022,

4.9% në vitin 2023,

Investimet e Huaja Direkte

2021: 420 milionë euro, prej tyre 384 milionë në patundshmeri ose 91%,

2022: 732 milionë euro, prej tyre 529 milionë në patundshmeri ose 72%,

2023: 844 milionë euro, prej tyre 511 milionë në patundshmeri ose 60%,

2024 (janar-prill): 269 milionë euro, prej tyre 186 në patundshmeri ose 69%,

Të ngjashme