Bajrami: Situata me energjinë elektrike, rezultat i qeverisjes së paaftë

Prishtinë | 27 Dhj 2024 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministrja e Financave dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka shkruar në rrjetin social Facebook se situata me energjinë elektrike në Kosovë është si rezultat i qeverisjes së paaftë, me ministra praktikantë, të cilët s?kanë vizion e as plan, raporton Ekonomia Online.

“Qindra miliona euro të shpenzuara për efiçiencë të energjisë që rezultuan me rritje të konsumit të energjisë. Ky është rezultati i një qeverie të paaftë, me ministra praktikantë që s’kanë vizion as plan”, ka theksuar ajo.

Ajo tha se taksat e qytetarëve u shpenzuan pa dhënë ndonjë rezultat, faturat e tyre për energji u dyfishuan e zona të tëra kanë mbetur pa energji në këto ditë të ftohta dimri.

Të ngjashme