Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, gjatë të martës priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Gjatë këtij takimi është biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar për ta përmirësuar sistemin arsimor në të gjitha nivelet.
Ambasadorja Butel e ka uruar Bajramin për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur në prioritetet dhe planet për zhvillimin e arsimit në Kosovë.
Bajrami e ka falënderuar ambasadoren Butel për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Franca për Kosovën në faza të ndryshme, ndërsa theksoi se mbështetja në arsim është e një rëndësie të veçantë.
Ajo e informoi ambasadoren Butel edhe me vështirësitë dhe sfidat që po ballafaqohet arsimi në të gjitha nivelet, por theksoi se me bashkëpunim mes të gjithë akterëve dhe me mbështetjen e partnerëve, mund të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë