Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet Projektligji për buxhetin 2021, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se të hyrat buxhetore nuk janë rritur, dhe po ashtu pati kritika se në këtë Projektligj nuk është paraparë buxhet për ministrinë e Arsimit, raporton Ekonomia Online.
Po ashtu, ajo tha se përveç për sektorin e gastronomisë, masa për rimëkëmbjen e sektorëve të tjerë nuk janë të përfshirë.
Bajrami tha se krahasimet nuk duhet të bëhen me vitin 2020 por me vitin 2019.
“Me rishikim të buxhetit të hyrat janë rritur 62 milionë dhe është e natyrshme që situata me pandeminë ka qenë e pamundshme me parashikua hyrje të buxhetit. Sa herë që bëni krahasime është të merret vitit 2019 e jo 2020. E dimë që ekonomia ka qenë e mbyllur. Ky rishikim nuk reflekton programin qeverisës. Nuk është paraparë buxhet te Ministria e Arsimit. 73 milionë më pak investime kapitale. Të thuash se të hyrat buxhetore janë rritur është e pasaktë. Deri më tani kemi dhjetëra tenderë që po nënshkruhet nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi dhe kur keni qenë në opozitë kontrata të tilla i keni quajtur korrupsion. Te pakoja e rimëkëmbjes fondet nuk janë askund. Nuk po shohim hapa për implementimin e pakos. A po i ruani 420 milionët. Asnjë masë nuk e kemi parë për rimëkëmbje vetëm për gastronominë. Tek fondi për rimëkëmbje ekonomike nuk fare shpalosje të 420 milionë dhe as te 133 milionë eurove”.