Ymeri thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë

Prishtinë | 26 Sht 2025 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri ka njoftuar se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë.

“Importi i Energjisë, Nisin Hetimet. Dëshirojmë t’ju njoftojmë se pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë, kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë. Me ankesën e dërguar kemi kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektin e rregullores REMIT. Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marr vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vet ZRRE është rezultat I metodës së punës së institucioneve të lartëpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse në këtë rast Kosovës”, ka shkruar Ymeri në facebook.

Më tej ajo ka shkruar se, “Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vet ZRRE, presim të nisin hetimet sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”.

Të ngjashme