Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë të mërkurën se në këtë muaj disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë marrë pagën e tyre me ulje.
Të martën janë ekzekutuar pagat në sektorin publik, kurse ka pasur reagime të shumta nga disa sindikate dhe zyrtarë shtetëror se pagat i kanë marrë me ulje sesa qysh parashikohej.
Për këtë, ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave janë shprehur se shtesat do të ekzekutohen në muajin mars.
Megjithatë sipas Bajramit, diferenca e rrogës që i është dalë në xhirollogaritë e disa mësimdhënësve është nga 50 deri në 60 e
Po ashtu, ajo kritikoi Qeverinë Kurti për shkak të premtimit se rritja e pagës do të jetë deri në 100 euro.
“Ne kemi marrë sot gjatë gjithë ditës detaje se si njerëzve u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre, dhe diferenca është 50 deri në 60 euro assesi nuk është deri 100 euro. Po flas për mësimdhënësit nga klasa 10 deri në klasës e 12-të, ndërkohë që për mësimdhënësit klasa 6-të deri në 9-të shkolla fillore e ulët është me rritje page vetëm 90 euro, gjë që premtimi nga kryeministri është që kjo rritje do të jetë 167 euro”, tha ajo në një intervistë për RTV Dukagjini.Gjithë policëve sot pagat u kanë dalë nëse jo të barabarta, u kanë dalë edhe më të vogla”, vijoi ligjvënësja opozitare.