Menaxheri Frank Lampard ka vendosur që t’i largojë nga Chelsea mesfushorët Tiemoue Bakayoko dhë Danny Drinkwater.
Sipas Daily Mail, të dy futbollistët në fjalë do të largohen nga klubi para fillimit të sezonit të ri, shkruan Goal.
Pavarësisht bllokadës për transferime, Lampard beson se nuk i nevojiten Bakayoko dhe Drinkwater prandaj edhe ka vendosur që t’i largojë ata nga klubi.