Ish-deputetja e Nismës Albulena Balaj- Halimaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka dhënë një mesazh për Partinë Demokratike të Kosovës.
Ajo thotë se për një minutë, me bën me e humb shansin për ta kthyer lojën politike në garë për vend të parë?
Postimi i plotë :
Për një minutë, me e humb shansin për ta kthyer lojën politike në garë për vend të parë?
E për një minutë, me e humb mundësinë për t’u dhënë shpresë njerëzve dhe vendit?
Për një minutë, me e humb fuqinë që sjell bashkimi i dy rrugëve që e kanë nisur këtë udhëtim shumë më herët?
E për një minutë, me e humb mundësinë për ta mbyllur një kapitull përçarjeje dhe për ta hapur një epokë stabiliteti e shprese?
Për një minutë, me e humb rastin për t’i treguar vendit se politika mund të jetë marrëveshje burrash, jo llogari të vogla e hakmarrje të heshtura?
E për një minutë, me e humb atë që të gjithë po e kërkojnë?
E unë mendoj se këtë minutë nuk do të duhej ta humbte askush.