Balaj-Halimaj pastron memorialin “Heroinat”

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e ka pastruar memorialin “Heroinat” dhe  ka bërë thirrje për më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore për monumente të tilla.

“Ditën sot e nisa duke pastruar memorialin “Heroinat”, pas raportimeve në media se ky memorial nuk po mirëmbahet”.

“Ky memorial pasqyron sakrificën dhe kontributin e gruas së Kosovës në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.

“Iu bëj thirrje organeve përkatëse që monumentet si “Heroinat”, dhe tjerë që simbolizojnë sakrificën tonë për liri të kenë më shumë përkujdesje institucionale e shoqërore”, ka shkruar ajo në Facebook, ku postoi edhe disa fotografi nga kjo iniciativë.

Image may contain: one or more people, tree, child and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme