Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi, ua ka uruar Festën e Flamurit të gjithë shqiptarëve anembanë botës.
“Festa e Flamurit është një nga festat që festohet me shumë krenari nga të gjithë bashkëkombësit tanë”.
“Prandaj, në këtë ditë kaq të veçantë të gjithë duhet të angazhohemi për unitet për t’u përballur me sfidat që na presin”.
“Sot si çdo ditë tjetër sjellim në kujtesën tonë të gjithë ata burra e gra, djem dhe vajza që ndër breza i kanë shërbyer kësaj dite”.
“Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit të cilët nuk kursyen asgjë për ta lartësuar e për të valuar i lirë flamuri ynë kombëtar”, ka shkruar Balaj-Halimi në rrjetin social Facebook.