Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka thënë se ende është konfuz për atë se si dashuria e tij për golfin është debatuar aq shumë në Spanjë. Ai ka pyetur pse sportistët tjerë elitarë nuk kritikohen që e luajnë lojën.
Ndonëse ka fituar Ligën e Kampionëve me Realin dhe ka shënuar gola vendimtarë në tri finale, Bale ende ndan opinionin në Spanjë për përkushtimin e tij e po ashtu për lëndimet e shpeshta. Për lëndimet mediat në Spanjë shpesh ia kanë adresuar fajin hobit të tij për golfin.
Vitin e kaluar ai ka festuar kualifikimin e Uellsit në Euro 2020 duke pozuar para një panoje ku shkruante: “Uellsi. Golfi. Madridi. Në këtë renditje”.
Kjo kishte ngjallë valë reagimesh, kurse tifozët e Realit e fishkëllyen në ndeshjen e parë me skuadrën pas asaj ngjarje.
“Shumë njerëz e kanë problem që unë luaj golf. Nuk e di arsyen e tyre, pasi kam folur me mjekët dhe të gjithë janë në rregull me këtë. Mediat kanë përceptimin se nuk është mirë për mua, se duhet të pushojë, se mund të më shkaktojë lëndime. Steph Curry luan ndoshta në mëngjesin e ndeshjes. Nëse unë luaj dy ditë para ndeshjes, është si ‘çka po bën ai’”, ka thënë Bale, përcjell Reuters.